Kendall Jenner zbulon sekretin e grimit të përsosur për pranverën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kendall Jenner ka treguar sekretet e grimit të thjeshtë pranveror në një intervistë për Vogue. Kjo është hera e katërt që modelja bëhet pjesë e kësaj rubrike dhe në nisje të videos, thekson se këtë herë është shumë e përgatitur për një grim që do ju pëlqejë të gjithëve.

Po cilat janë hapat që modelja ndjek?

Masazhim dhe pastrim

Hapi i parë i rutinës së Kendall është masazhimi me teknikën kineze që sugjeron përdorimin e gua sha. Si fillim, e lyen fytyrën me vaj kokosi dhe ujë trëndafili, pastaj përdor mjetin e masazhimit. Në fund, e lan fytyrën me kujdes, për të hequr vajin duke theksuar se ka tendencë aknetike dhe i duhet kujdes i shtuar.

Zbutës buzësh dhe lëkure

Pasi aplikon hidratuesin, SPF dhe zbutësin e buzëve, ajo e bën gati fytyrën për grim me një produkt mist.

Grimi nis me hapin bazë, aplikim i fondatinës me sfungjer grimi dhe korrektor për konturim dhe mbulim defektesh.

Më pas, aplikon bronzer dhe blush në mollëza dhe mbi vetulla Kendall thotë se i preferon natyrale, ndaj vetëm i konturon me një laps. Te sytë, ajo aplikon pak ton ngjyrë kafe për thjeshtësi maksimale dhe kalon te rimeli.

Si hap të fundit, Jenner vë buzëkuqin, për të dhënë energjinë e një vajze të thjeshtë, por që i kushton vëmendjen e duhur pamjes së saj./E.Ç

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV