Britney Spears i jep fund betejës ligjore me të atin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears ka mbyllur zyrtarisht betejën ligjore me të atin Jamie Spears.

“Ka qenë nder dhe privilegj të mbrojmë Britney Spears. Ajo do jetë një ikonë dhe një artiste brilante që e ka shkruar emrin në historinë e muzikës”, deklaroi Mathew Rosengart, avokati i këngëtares për Page Six.

Edhe pse çështja sipas mediave u zgjidh në 2021-shin, avokati thekson se tani gjithçka është zyrtarisht e mbyllur. “Siç Spears e ka kërkuar, ajo tashmë është krejtësisht e lirë dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor, as për paraqitje në gjykatë, apo procedime të tjera”, shpjegon më tej Rosengart.

Kujtojmë se prej vitit 2008, Britney ishte nën kontroll të plotë nga babai i saj për çështjet ligjore, financiare, profesionale, madje edhe vendimmarrjet personale. Këngëtarja nisi betejën ligjore për të fituar lirinë mbështetur dhe nga fansa në të gjithë botën që krijuan lëvizjen #freebritney./E.Ç

Të fundit

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

Lajme të tjera

Web TV