Ç’do të thotë kur sheh në ëndërr sikur po tradhton partnerin/en

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ëndërr me përmbajtje seksi që përfshin dikë që nuk është partneri/ja juaj është një skenar makthi. Por një neurokirurg i shquar thotë se mund ta bëni gjumin e qetë pasi kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është në rrezik.

Mjeku Rahul Jandial e cilëson këtë fakt në librin e tij të ri “This is why you dream”, duke theksuar se ëndrrat e tilla seksuale janë çuditërisht të zakonshme dhe nuk tregojnë një dëshirë për të tradhtuar.

“Ëndrrat e tradhtisë nuk kanë gjasa të jenë një sinjal se ne duam të tradhtojmë apo kemi frikë se na tradhtojnë,” shkruan ai. “Të tradhtosh në ëndërr mund të jetë thjesht një shenjë kurioziteti dhe zgjimi normal seksual, sesa një dëshirë për t’u larguar nga marrëdhënia.”

Megjithatë, neurologu thotë se mënyra se si ne reagojmë ndaj ëndrrave të tilla kur zgjohemi tregon gjendjen aktuale të marrëdhënies sonë. Në marrëdhëniet e pashëndetshme, ëndrrat e tradhtisë mund të çojnë në “ulje të ndjenjave të dashurisë dhe intimitetit”, por në marrëdhëniet e shëndetshme, ato “nuk kanë fare efekt”. “Ajo që ka vërtet rëndësi nuk është rrëfimi i ëndrrave tona erotike te partneri/ja, por mënyra se si ne reagojmë”, vijon ai.

Jandial thotë se ëndrrat e seksit që përfshijnë një ish-partner/e janë gjithashtu mjaft të zakonshme, ndaj kjo nuk do të thotë që në mënyrë të pandërgjegjshme ju dëshironi të riktheheni pas në këtë histori. Mjeku shkruan se rreth 1 në 12 nga të gjitha ëndrrat përmbajnë imazhe seksuale, por këto nuk janë tregues të stadit të marrëdhënieve tuaja reale apo dëshirave për historitë e kaluara./E.Ç

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV