Piu të gjitha shishet e verës gjatë karantinës, gjyshja 82-vjeçare kërkon më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë izolimit nga koronavirusi, disa njerëz duhet të bëjnë pazaret dhe për familjarët, miqtë dhe fqinjët e tyre që nuk kanë mundësi. Kur e bëni këtë, është e rëndësishme të siguroheni që ata kanë të gjitha gjërat thelbësore.

Por për një gjyshe, gjëja e saj më thelbësore erdhi si një surprizë për vajzën e saj. Kelly Muller kaloi nga shtëpia e nënës së saj 82-vjeçare për të parë nëse ajo kishte nevojë për ndonjë gjë gjatë izolimit. Dyshja po komunikonte përmes dritares, kur nëna e saj, Annette, nxori një poster të madh ku kishte një mesazh të rëndësishëm për të bijën

Me shkronja të mëdha të zeza, 82-vjeçarja kishte shkruar “Dua më shumë verë”.

Kelly, e cila jeton në Kingston, Ontario, Kanada dhe është një nga gjashtë fëmijët e saj, vajzës iu dukë qesharake dhe e postoi një foto shkrimit në Facebook.

Ajo shkruante krahas fotos: “Shkova në shtëpinë e nënës sime 82 vjeçare sot për ta kontrolluar atë dhe për të parë nëse ajo kishte nevojë për ndonjë gjë. Ajo po më priste me padurim mua në dritare”.

Postimi i saj shumë shpejt u bë viral, me mijëra pëlqime dhe shpërndarje./Burimi: Mirror Përshtati: R.Guri

Të fundit

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

Lajme të tjera

Web TV