A duhet të flesh me kafshët shtëpiake?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tema e të fjeturit me qenushin ose macen i bën gjithmonë njerëzit të ndahen në dy grupe dhe e vërteta është se nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar për të.

Ne mund t’ju listojmë gjithë arsyet pse do të të bënte mirë të flije me qenushin tënd, po ashtu edhe disa arsye pse ata që nuk flenë nuk po bëjnë gabim, ndaj zgjedhja është e jotja.

Ndër faktet më të rëndësishme për të fjeturit me kafshë është çlirimi i stresit dhe ankthit. Zgjimi dhe gjumi për ata që flenë pranë mikut të tyre me katër putra është më i mirë se për njerëzit që nuk kanë një kafshë shtëpiake.

Për shumë të tjerë, kafshët shtëpiake kthehen në mbështetje emocionale pas periudhave të këqija. Qenushët ndihmojnë shumë edhe me makthet, pasi një pjesë e tyre kanë aftësinë të reagojnë kur ndjejnë se i zoti është në siklet. Për më tepër, katërputroshët e luftojnë ndjenjën e vetmisë dhe janë një shoqëri mjaft e mirë.

Nga ana tjetër, për shumë persona, të fjeturit me kafshët e shtëpisë mund të prishë gjumin dhe t’u shkaktojë ndjesi këputjeje. Gjithashtu, temperatura e trupit të kafshëve është më lartë dhe mund të shkaktojë ndjesinë e vapës, duke krijuar parehati.

Nëse vendos që ta zbatosh rutinën e të fjeturit me kafshët shtëpiake, sigurohu të kesh një rutinë shumë strikte higjiene. Ndërro çarçafët shpesh, shëtite qenin para se të flesh që të jetë mjaftueshëm i lodhur sa për të fjetur rehat dhe pastroje aq sa mundesh, duke gjetur ekuilibrin mes higjienës dhe mbrojtjes së lëkurës së qenushit./E.Ç

Të fundit

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61-vjeçarja kineze

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, policia në Pogradec ka finalizuar me operacionin e koduar “Last night”, duke goditur një rast të ushtrimit...

Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Sergey Boytsov, një atlet rus, kreu disa akrobaci që sfidonin gravitetin ndërsa ishte varur nga një tullumbace me ajër të nxehtë. Gjimnasti pretendoi se vendosi...

“Izraeli vret palestinezë të pafajshëm”. Aktivistët spërkasin me bojë një avion

Nga Sally Rooney Më 20 qershor, në një rrëfim që tashmë është bërë tmerrësisht i njohur, forcat izraelite hapën zjarr sërish ndaj palestinezëve në një...

Lajme të tjera

Web TV