Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për lindjen e vajzës, Zhaklina zbulon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tre ditë më parë (30 prill) janë bërë prindër për herë të parë. Çifti mirëpritën në jetë vajzën e tyre Luna Maria Ejlli.

Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në Instagram, ndërsa morën me mijëra pëlqime edhe urime nga fansat dhe miqtë e tyre, por kishte edhe nga ata që nuk e uruan dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Një ndër ta ishte edhe ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari teksa ishte e ftuar në emisionin “Canape” tregoi arsyen se pse nuk i uroi publikisht çiftin.

“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e “BBV”. Jo, me thënë të drejtën nuk e kam uruar. Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë ata që lindin, jo vetëm vajzës së tij.

Por nuk mendoj se duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë. Nëse urimet i bëj, i bëj private, nuk i bëj asnjëherë publike. Mendoj se bërja e urimeve publike është pak sikur do të shesësh mend, që je njëri pozitiv dhe do pak nga vëmendja e tjetrit. Ndërkohë që unë mendoj se në këto ditë të bukura njerëzit duhet ta shijojnë vëmendjen e plotë dhe nëse dëshiron të bësh një urim, mund ta bësh edhe privatisht- tha Zhaku./E.Ç

Të fundit

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Lajme të tjera

Web TV