50 Cent padit ish-partneren për shpifje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë.

Sipas një padie të marrë nga Page Six, reperi i “In da Club” pretendon se modelja e akuzoi atë se e kishte dëmtuar sepse kërkoi të merrte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre 11-vjeçar, Sire.
Në padi, 50-vjeçari deklaron se postimi i Joy-it në Instagram ka më shumë se 22 mijë pëlqime, gjë që ka dëmtuar reputacionin e tij të biznesit, çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe e ka nënshtruar atë ndaj një fluksi urrejtjeje në internet.

50 Cent ka bashkangjitur një letër që avokatët e tij i dërguan Joy 37-vjeçe, më 2 prill duke kërkuar që ajo të hiqte postin dhe të tërhiqte deklaratën. Avokatët e saj dyshohet se kërkuan në këmbim miliona euro. 50 Cent i quan kërkesat ‘qartësisht zhvatëse’. Krijuesi i “Power” po kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim dhe një urdhër gjykate që Joy të heqë postimin dhe të mos bëjë komente të tjera shpifëse për të.

Joy u emërua si një nga tre gratë që supozohej se ishin punonjëse seksi për Combs në një padi për sulm seksual të ngritur nga producenti Rodney “Lil Rod” Jones. E njëjta i mohoi akuzat në Instagram, duke i quajtur ato të ‘rreme’. 50 Cent dhe Joy kanë qenë në një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2012 dhe u ndanë disa muaj pas lindjes së djalit të tyre./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV