Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i publikuar para pak ditësh në “Psychological Science” ka zbuluar se vetmia te njerëzit vjen në periudha të caktuara gjatë jetës duke krijuar një formë “U-je”. Sipas studimit, njeriu nis të ndiejë vetmi në fëmijëri, më pas në rini rritet ndjesia e përkatësisë dhe zhvillimi i raporteve, duke arritur kulmin në moshën e mesme, kur ndërveprimi është më i lartë. Së fundmi, nis të zhvillohet sërish vetmia kur i afrohemi të 60-ave dhe 80-ave.

Personat në të 40-tat kanë shumë ndërveprime sociale, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje, punojnë dhe kanë një jetë shumë të vrullshme.

“Me moshimin, këto marrëdhënie në dukje të qëndrueshme nisin të zbehen”, shpjegon Eileen K. Graham, profesoreshë e shkencave mjekësore sociale në universitetin e Feinberg, ku u zhvillua studimi në fjalë.

Graham, bashkë me skuadrën e saj, kanë vëzhguar dhe mbledhur një grup të madh të dhënash prej viteve ’80 deri në 2008-ën, duke arritur në konkluzionin se njerëzit përgjithësisht e lidhin veten me dy fjali pohuese për jetën e tyre personale dhe sociale: “Më mungon të kem njerëz rrotull vetes”, ose “Marrëdhëniet e mia sociale janë sipërfaqësore”.

Rezultatet e studimit kanë marrë vëmendjen e komitetit shkencor dhe janë komentuar nga disa eskpertë në New York Times.

Ky studim nxjerr në pah nevojën e rëndësishme që të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme dhe të punohet gjatë gjithë jetës për raporte sociale që i përmbushin njerëzit.

Studiuesit këshillojnë që të rritet vëmendja ndaj raporteve sociale përtej atyre virtuale.

Sipas tyre është e nevojshme që sidomos të rinjtë të flasin më shumë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë raporte që shkojnë përtej njohjeve online, pasi së fundmi po shihet një rritje e vetmisë në moshë të re dhe adoleshencës, e nxitur përgjithësisht nga lidhja e ngushtë me telefonin apo rrjetet sociale./E.Ç

Të fundit

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro,...

BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur ‘betejat’ me tarifa

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen drejt një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare, në përpjekje për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi...

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në arrestimin e 2 drejtuesve. Sipas Tatimeve,...

Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: “Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji”

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta...

Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0...

Lajme të tjera

Web TV