Vrasja e Fadil Memës, Apeli i Durrësit pushon akuzat për Florenc Çapjan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Florenc Çapja, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend, kishte nisur ta mundte drejtësinë tonë që në nëntorin e vitit të kaluar. Prokuroria e Elbasanit nuk mundi dot ta bindte Gjykatën për fajësinë e tij në ekzekutimin e ish-efektivit të policisë, Fadil Mema, ndërkohë që pushoi çështjen. Por Prokuroria e apeloi vendimin e gjyqtarit Tomor Kullolli dhe e solli në Gjykatën e Apelit në Durrës. Sot, edhe kjo Gjykatë ka vendosur të pushojë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërkohë që Çapja gjendet i lirë që para disa muajsh.

Një nga historitë më të përgjakshme në vendin tonë, duket se ka nisur të mbyllet dhe sot ekzekutimi i ish-efektivit të policisë rrugore, i cili u tha se dëshmoi shumë vite më parë për atë pritë që iu bë atij dhe familjes së tij nga Çapjat s`ka autor. Dëshmia e të ndjerit, Fadil Mema, sipas të dhënave të prokurorisë së Elbasanit, është dokumentuar nga përfaqësuesi i akuzës, i ndjeri Xhevat Hana, ndërkohë që ai kishte dhënë detajet e shumta të një prite të mirëorganizuar nga Çapjat. Por, pas asaj dëshmie dhe një mori ngjarjesh të tjera të rënda, Fadil Mema mundi të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Por dora e vrasësve e gjeti edhe atje duke i marrë jetën.

Moria e përballjeve gjakësore në Elbasan tashmë duket se s`ka autor, ndërkohë që policia dhe prokuroria nuk kanë mundur dot të dokumentojnë qoftë edhe një ngjarje të vetme, prej më shumë se një dekadë e gjysmë që kanë nisur këto përplasje. Sipas të dhënave të shumta që kanë pasuar atentatet e bujshme kundër disa personave në Elbasan është mësuar se i vetmi person i cili gjendet në qeli për një mori vrasjesh dhe atentatesh është vetëm i riu i cili u tha se qëlloi në makinën e blinduar me të cilën udhëtonte Florenc Çapja pak kohë pas vrasjes së të mbijetuarit të vetëm të familjes Beqiraj, Saimirit. Ai u gjet i ekzekutuar fiks 4 vjet më parë, rreth dy muaj pas masakrës së ndodhur në familjen Çapja, ku u vranë tre persona e u plagosen 8 të tjerë. Atentati ndaj Çapjave u krye nga persona të veshur me uniforma të forcave Komando, ndërkohë që Saimirin, po sipas të dhënave, e vranë dy persona që lëviznin në një benz ‘Elegancë’.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Saga e hakmarrjeve pa fre nisi në vitin 2005, kur në një atentat të mirëorganizuar u ekzekutua Sokol Çapja, xhaxhai i Florencit, ndërkohë që më pas numri i të ekzekutuarve për këtë vrasja ka qenë i madh, ndoshta edhe i papërcaktuar nga policia. Lirimi i Florenc Çapjas në nëntorin e vitit të kaluar sapo gjykata i pushoi akuzat ndaj tij bëri bujë të madhe duke lëshuar akuza të forta ndaj gjykatës, por përpos të tjerave, janë një mori aktesh me të vrarë në të cilët është thënë se është parë dhe identifikuar Florenc Çapja që janë pa autor. Policia dhe prokuroria e kanë të pamundur të zbardhin qoftë edhe një akt, ndërkohë që palët e viktimave gjithnjë kanë refuzuar të flasin për masakrat që kanë ndodhur në familjet e tyre dhe te njerëzit e tyre.

 

 

Të fundit

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta...

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa,...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës drejt Italisë

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë,...

Sekuestrohet vila në Durrës, dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit konfiskoi dy pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV