Atentatet po kthehen në modë!/ Satelitët “Albania 1 dhe 2” ku janë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa  ka folur sot lidhur me sigurinë publike në vend, ku tha se ende nuk është arritur që autoritet të parandalojnë krimet në kohë. Softa tha ndër të tjera se atentatet dhe ngjarjet kriminale janë kthyer “në modë”.

Softa theksoi se është e nevojshme që në vend të ketë qarkullim të elitave dhe profesionistët të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit të caktohen në pozicionet e duhura, ku shtoi se e kundërta po ndodh vendet e punës ‘rrëmbehen’ nga ata që janë më afër me politikën.

Eksperti ngriti një shqetësim ku tha se punonjësit e policisë duhet të jenë më të bashkuar dhe në qytetet ku ka popullsi më të shtuar, duhet të krijohen skema për të trembur krimin.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ngjarjet përsëriten, çfarë e shkakton këtë impotencë të reagimit të institucioneve

Fatkeqësisht po përsëriten të njëjta skena krimi, makina të vjedhura e të djegura. Nuk ka një parandalim të krimit, atentatet janë bërë si modë. Fatkeqësisht dhe në kryeqytet ku institucionet janë më të shtuara, vëmendja duhet të jetë më e madhe. Siguria duhet të jetë në çdo pëllëmbë të vendit.

Çfarë hallke çalojmë më shumë, mos nuk kemi kapacitete të duhura?

Është investuar për fonde publike jo vetëm nga qeveria shqiptare por dhe nga ndërkombëtarët, oficerët janë trajnuar. Këta persona të kualifikuar fatkeqësisht nuk janë stimuluar në vendet e duhura, por vendosen persona që janë më afër me politikën.

Qarkullimi i elitave vjen vetëm kur ndryshon forca politike, policia ka pasur një hapje në vitin ’92 për të pasur më tepër profesionistë, ishin njerëz me intelekt. Tanii nuk ndodh më, pasi partia A, B dhe C ka futur strukturat e tyre në nivelet drejtuese. Teknologjia nuk ka munguar, ka pasur nga Turqia, Italia dhe ka pasur sallë operative, janë futur kamera etj. Por ka mungesë të vullnetit politik, mentaliteti dhe metodologjia e punës, kjo është gjithçka.
A kemi ne policë të përgatitur?

Përgatitja e tyre me ligjet dhe qeverisja e mirë brenda policisë është tepër e nevojshme.Kemi parë veprime banale, ku polici nuk ka mundur të ruajë një person të ndaluar, i burgosuri është varur. Ne na mungon elementi bazë, përgatitja profesionale. Ka shumë raste të atentateve, ku nuk ka aktivitet në grup nga forcat e policisë. Mund të bëhen përgatitje në kryeqytet, të inskenohen skema. Atentatet realizohen dhe në fund njoftohen se ka një automjet të djegur, a nuk ka një alarm të kuq, ku dëgjohen të shtëna.

Duhet të krijohet forcë për të trembur krimin, kemi marrë drone, satelitë Albania 1 dhe Albania 2, po ku janë? Nuk kemi një helikopter të gatshëm në raste emergjente.

Të fundit

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters. Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga...

Greqia do t’i dërgojë sisteme mbrojtje ajrore ukrainës? Reagon kryeministri Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriots ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga...

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të cilat gjenerojnë sipas kërkesës së...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz...

Lajme të tjera

Web TV