Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të shquara të Hollywood që kanë zbritur në Cote d’Azur për festivalin që zgjat deri më 25 maj, duke përfshirë regjisorët legjendar George Lucas dhe Francis Ford Coppola. “Jam shumë mirënjohëse që nuk jeni sëmurur nga fytyra ime”, tha Meryl Streep, 74 vjeçe, me shaka teksa mori Palmën e Artë të nderit nga aktorja franceze Juliette Binoche.

Binoche ia dorëzoi çmimin Meryl Streep me një fjalim të përlotur, duke i thënë se ajo kishte “ndryshuar mënyrën se si i shikojmë gratë”. Streep ka qenë vetëm një herë në Kanë më parë në vitin 1989, kur fitoi çmimin për ‘Aktoren më të mirë’ për ‘A Cry in the Dark’. “Tridhjetë e pesë vjet më parë kur isha këtu herën e fundit, isha nënë e tre fëmijëve, mbushja 40 vjeç dhe mendova se karriera ime kishte mbaruar. Dhe kjo ishte diçka e pritshme për aktoret në atë kohë.” -tha ajo.

Ceremonia e së martës mbrëma i ishte dedikuar Streep, madje me muzikën që korrespondonte me një nga rolet e saj më të preferuar nga fansat në “Mamma Mia”. Kënga e ABBA-s u luajt jashtë në tapetin e kuq, ndërsa “The Winner Takes It All” dhe “Dancing Queen” u luajtën teksa ajo pranoi Palmën e Artë./E.Ç

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV