Xavi i përgjigjet talentit brazilian: “Polemika të kota, nuk parashikohej të ishte këtu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit në ambientin e Barcelonës po diskutohet shumë rreth Vitor Roque. Sulmuesi u afrua në merkaton e janarit në Katalonjë nga Athletico Paranaense për shifrën e 40 milionë eurove. Mirëpo, deri më tani 19-vjeçari nuk ka gjetur hapësirën e duhur në formacionin e trajnerit Xavi Hernandez, me agjentin e lojtarit që kërcënoi klubin se klienti i tij mund të largohej në merkaton e verës.

I pyetur në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Almerian, tekniku Xavi Hernandez theksoi se nuk ishte parashikuar që Vitor Roque të mbërrinte te Barcelona në janar, duke shtuar se braziliani po bën polemika të kota.

“Roque nuk ishte parashikuar që të transferohej në janar, por në fund vendosëm që për të mirën e tij dhe për të pasur më shumë kohë për t’u ambientur të afrohej që në merkaton e janarit. Tani ka nisur një debat që për mua nuk ka kuptim. Ai është një lojtar i ri që kërkon kohën e vetë për t’u rritur, pa harruar më pas konkurencën në skuadër. Kjo ndodh gjithmonë me të rinjtë.

Felix nuk luan si titullar prej një muaji? Ai na ka ndihmuar shumë, shifrat e tij janë shumë të mira. Por, siç e përmenda më sipër këtu ka konkurencë. Kjo vlen edhe për Ferran Torres dhe për Vitor Roque. Por, Felix ka qenë i rëndësishëm dhe kështu do të jetë deri në fund”, u shpreh Xavi.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV