“Mësues për Greqinë”/ Zv. ministrja: Proces shumëvjeçar, nisma në të gjithë shtetin grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës ministrja e Jashtme, Artemis Malo, në një intervistë televizive foli edhe për nismën e ndërmarrë “Mësues për Greqinë”, me qëllim që të rinjtë shqiptarë në shtetin grek të mësojnë gjuhën shqipe. Ajo tha se aktualisht në Greqi operojnë vullnetarisht 110 mësues shqiptarë.

“Ky është një lajm më shumë se i mirë, është fantastik. Procesi është shumëvjeçar. Mësuesit e gjuhës shqiptare, pra shqiptarët e Greqisë, kanë thuajse tre dekada që iu japin mësim fëmijëve dhe brezave të rinj në gjuhën shqipe, por në 5 vitet e fundit, është institucionalizuar nga qeveria shqiptare dhe ministritë përkatëse dhe respektivisht me interes të veçantë të ministrit Hasani me Manastirliun, këto dy ministri kanë paketa të përbashkëta bashkëpunimi dhe nëpërmjet agjencive dhe qendrave përkatëse që merren me mbarëvajtjen e mësimit dhe të botimit të librave që shpërndahen në të gjithë botën dhe kjo është prapë një iniciativë e qeverisë, që janë falas.

Duhet përmendur që deri më sot kanë qenë mësues vullnetarë, kështu që i është një nismë që ndoshta vjen me vonesë por e kompletuar si nga dispozita ligjore ashtu edhe nga procesi teknik që do të vijojë më pas. Aktualisht në shtetin grek operojnë në mënyrë vullnetare 110 mësues për respektivisht 1300 nxënës. 80 prej tyre kanë bërë regjistrimin në regjistrin e mësuesve të diasporës dhe 35 prej tyre janë pajisur tashmë edhe me certifikatë përkatëse. Procesi do të vijojë dhe pasi të mbyllen aplikimet, ajo që kërkojmë aktualisht edhe për afatin që kemi shpallur, kjo do të jetë faza e parë ku të gjithë mësuesit do të shprehin interesit. Dhe në vijim pastaj, edhe ata që janë të pajisur pa një dokumentacion përkatës, që ka një agjenci të posaçme arsimi ku kanë depozituar dokumentet, do të jetë e hapur edhe për të gjithë mësuesit që kanë interes.”, tha Malo.

Lexo edhe :  Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Sipas Malos, nisma do të jetë e shpërndarë në të gjithë Greqinë.

“Ka interes nga familjet që ne e konsiderojmë si institucionin kryesor për këtë nevojë të trashëgimisë. Në 110 mësues ne sot kemi 1300 nxënës, që shprehin interes për t’u angazhuar në këto kurse ose shkolla. Kjo nismë për mësuesit do të vijë nga interesi që do të kenë mësuesit duke iu ofruar edhe shpërblim financiar dhe materialet didaktike. Do të jetë e shpërndarë nëpërmjet koordinimit të ambasadës tonë në Athinë, ku do të depozitohen të gjitha materialet didaktike dhe ku do të reflektojmë emailet dhe shprehjet e interesit që do të kenë mësuesit. Gjeografikisht e hapur në gjithë Greqinë. Aktualisht kemi në ishull shumë mësues.”, tha ajo.

Ajo prezantoi edhe një tjetër nismë të qeverisë shqiptare, shkolla verore për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Lançojmë edhe nismën e fundit që ka marrë marrë ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me atë të arsimit, që është shkolla shqiptare. “Jam shqiptar” do të quhet, dhe vjen si traditë për vit të dytë. Këtë vit do të fokusohemi te Italia, vjet është bërë për Greqinë. Do të thërrasim 20 fëmijë shqiptarë, që do të vijnë për dy javë në Shqipëri, për t’u njohur me vendin, me të gjitha shpenzimet të mbuluara. që kjo shkollë verore te vijojë traditën.”, shtoi Malo./kb

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV