COVID-19/ Gjendja e rëndë ekonomike, Denaj: Ja çfarë vihet re në dy javët e para të prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka thënë se kriza e COVID-19 ka ngrirë gjysmën e ekonomisë në vend.

Nga emisioni “Real Story” Denaj shtoi se në dy javët e para të prillit ka një përmirësim të lehtë. Denaj tha se qeveria me dy paketat e saj po synon ta ndihmojë ekonominë.

Sokol Balla: Pse qeveria nuk bën si SHBA që derdhën para në llogaritë e cdo qytetari, që të ishte më e ndjeshme?

Anila Denaj: Neve kemi marrë në fokus pjesën e personave që kanë nevojë për një pagë minimale, biznesi i vogël është i pari dhe ai i madh me paketën e dytë nuk është lënë jashtë vëmendjes. Janë 26 mijë persona të biznesit të madh që përfitojnë nga paketa e dytë, pra nuk janë lënë jashtë vëmendjes.

Klodian Tomorri: Çfarë pjese e aktivitetit ekonomik është e bllokuar sot? Keni një evidencë të tillë?

Anila Denaj: Kemi ngritur një ekip teknik, për të parë evidencën e shifrave që vijnë nga Tatimet. Numri që vjen është se mbi 50% janë të reduktuar, pra në pamundësi për të punuar, pra ndodh që tek fasonët nuk kanë shkuar punëtorët në punë. Për industri të caktuara ka një rënie në 50%.

Klodian Tomorri: Pra gjysma e ekonomisë është e paralizuar…

Anila Denaj: Në dyjavëshin e parë të prillit ka një aktivitet më të mirë

Sokol Balla: Gjysma e ekonomisë ka fikur motorrët… është e frikshme ta thuash

Anila Denaj: Nuk i ka fikur, ka një ngrirje le të themi, por ka një difrencë mes dy javëshit të parë të prillit drejt përmirësimit në krahasim me dyjavëshin e dytë të marsit. Ka nevojë për disa muaj për të parë si do ridimensionohet biznesi, një gjë është e sigurt që produktet shqiptare dhe ato ushqimore në syrin e biznesit kanë një fokus më të madh se sa dje. Të kapim jo vetëm tregjet lokale, sot kemi fasonë që prodhojnë maska për Italinë…

Lexo edhe :  Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Klodian Tomorri: 150 mln euro që është kapital qarkullues edhe për investime, kush e përfiton? Cilat biznese kanë akses nga kjo kredi dhe deri në çfarë shume mund ta marrin?

Anila Denaj: Po punojmë akoma, po komunikojmë me bankat, po negociojmë që këtë shumë 15 miliardë lekëshe edhe mund ta dyfishojmë. Kush do jetë fokus? Do jenë të gjithë bizneset me perspektivë zhvillimi ekonomik, që kanë nevojë për kapital qarkullues, ato biznese që stokun e lëndës së parë e kanë domosdoshmëri. Pra, biznesi nuk vendos kolateral është siguria e shtetit.

Klodian Tomorri: Do jetë transparente lista e bizneseve që përfitojnë?

Anila Denaj: Ne nuk japim lista…

Klodian Tomorri: Do jetë transparente?

Anila Denaj: Po pse duhet?

Klodian Tomorri: Ju e dini që s’kemi raporte të mira me kreditë shtetërore, në rast se biznesi nuk shlyen është shteti garant apo jo?

Sokol Balla: E po nëse është kështu në këtë rast ka nevojë për një transparencë…

Anila Denaj: Nuk e mendoj ashtu.

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV