SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të reagojnë.

Sipas tij, eksponentë të grupeve kriminale do tentojnë të zhdukin provat dhe aktiviteti i tyre mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike. Por me gjithë këtë shqetësim, Karamuço shto se drejtësia dhe shteti në këtë fazë, janë më të fortë se krimit.

“Do ketë reagim. Do ketë një hetim që do të vijojë. Do ketë disa faza dhe SPAK do të thellohet ndaj këtyre 50 personave. Ata do tentojnë të zhdukin gjurmët e tyre, që nga banesa, shtëpia, dëshmitarë, servera dhe të gjitha këto janë si kundërmasa që mund të marrin, dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por shteti ka një avantazh dhe një epërsi të madhe. Nuk e kishim parë më parë”, tha ai./e.t

Të fundit

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV