Ekspertët: Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur shumë vende të botës janë goditur nga koronavirus, qeveritë e këtyre vendeve po përpiqen se si të mbrojnë njerëzit e tyre edhe pas kapërcimit të rrezikut të madh që paraqet koronavirusi.

Për këtë arsye, bota po mendon se si mund të përballohet koronavirusi për një periudhë afatgjatë.

Një nga mënyrat është që njerëzit të fitojnë imunitet ndaj Covid-19, duke prodhuar antitrupa e cila mund të vijë përmes vaksinimit ose pasi të infektohen dhe të shërohen sërish.

Nëse njerëzit krijojnë imunitet atëherë kjo do të prodhojë atë që quhet “imuniteti i tufës”.

Kjo mbron edhe njerëzit që nuk janë imunë, sepse shumë të tjerë janë imunë që parandalojnë përhapjen e virusit brenda një bashkësie apo komuniteti të caktuar, shkruan Bussines Insider.

Në këtë mënyrë “imuniteti i tufës” do t’i jepte fund pandemisë së koronavirusit.

Por, sipas mjekëve, ajo ditë do të vijë vetëm me shpërndarjen masive të një vaksine, proces që pritet të zgjasë të paktën 18 muaj.

Por disa ekspertë janë kundër kësaj mënyre.

“Ju nuk fitoni një ‘imunitet tufe’ derisa të keni një përqindje të madhe të popullatës suaj që ka pasur sëmundjen”, ka thënë Melinda Gates, bashkëpunëtore e fondacionit Bill & Melinda Gates, për Business Insider. Ndërsa shtoi se  “Ne jemi ende larg nga imuniteti i tufës”.

Ekspertët gjithashtu nuk e dinë se sa zgjat imuniteti, pasi virusi është akoma kaq i ri. Gjithsesi, ekspertë të tjerë kanë shprehur më shumë besim në antitrupat ndaj Covid-19.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV