Dy lojtarët titullarë si Paolo Dybala dhe Daniele Rugani kanë arritur të fitojnë betejën ndaj koronavirusit.
Sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala, mbrojtësi italian, Daniele Rugani dhe mesfushori francez Blaise Matuidi rezultuan pozitivë me koronavirus para disa ditëve.
Dybala dhe Rugani ia kanë hedhur koronavirusit sa i përket testit të parë, pasi të dy lojtarët do të duhet të presin edhe tamponin e dytë për të verifikuar nëse janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Ndërkaq, mesfushori francez Blaise Matuidi mbetet i prekur nga koronavirusi.