Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Pas hetimeve rezultoi se në këtë skemë ishin të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për nëntë persona të përfshirë në këtë skemë. Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ku u trajtua kjo çështje, gazetarja e Ekonomisë, Erblina Mile, u shpreh se rëndësia duhet të vendoset tek mungesa e transparencës, dhe gjithashtu shtoi se duhet të ketë një sqarim dhe një përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë me konsumatorët”

“Do të vendosja theksin tek mungesa e transparencës, Kjo është një skemë mashtrimi që ka prekur shumë qytetarë. Dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë me këta qytetarë që kanë marrë hua dhe tashmë janë të detyruar të shlyejnë një kredi disa fish shumë më të lartë?”, tha gazetarja Mile.

Deniz Deralla, drejtor i mbikëqyrjes, BSH: Kompania MCA ka blerë kreditë e këqija të bankave, nuk duhet të ngatërrojmë funksionet. Mund të themi që nuk bëhet fjalë për kredi konsumatorë, por produkte të tjera.

Nga ana e tij avokati Rezart Kthupi, në “Sheshi i Dollarit”, tha se ky rast ka qenë shumë më i rëndë se rasti i firmave piramidale, duke nënvizuar se portofoli i kredive që është lëvruar është shumë më i madh në raport me kapacitetet financiare të tyre.

“Problemi është se duhet parë se si është gjendja e këtyre shoqërive. Jemi shumë më keq se rasti i firmave piramidale. Portofoli i kredive që është lëvruar është shumë më i madh në raport me kapacitetet financiare të tyre. Kreditë bankare trajtohen specifikisht në kodin civil, por është një kredi që ka një status të veçantë. Pra nuk është si kredi ndërmjet palëve të zakonshme, pra rregullohet në disa ligje. Pra jo çdo palë e tretë të blejë kredi bankare. Pika e errët që kam, është se nëse këto janë regjistruar apo depozitohej në regjistrin e kredive më lind pyetja se si lind vështirësia për gjetur nga Banka funksionin. Pra 104 mijë kredi në regjistrin e kredive, do të duhej të binte në sy. Zgjidhja nuk mund të jetë e zakonshme, por duhet gjetur jo vetëm përgjegjësia tek përmbaruesit, apo avokatët apo noterët, por duhej një zgjidhje e tretë më drastike ndoshta. BSH duhet të marrë ca përgjegjësi më shumë”, tha më tej avokati Rezart Kthupi./E.T

Të fundit

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Lajme të tjera

Web TV