“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës.

Shehi u shpreh në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News se deri më tani opozita ka treguar se aksioni i saj ka rezultuar i gabuar, ndërsa prezantoi edhe platformën e tij për të cilën thotë se janë shumë të rëndësishme.

Ai shtoi se për reformën Zgjedhore nuk ka aspak dakordësi dhe se kushdo që është pro pikave të cilave ai parashtron në platformën e tij mund t’u bashkohet.

“LZHK është një lëvizje plurale. Nuk kemi aleancë me legalitetin. Vendosëm që LZHK do ta drejtojmë bashkë. Mendojmë të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët. Zoti Spahia ka mendimet e tij. Por i ftojmë të gjithë të tjerët të ndërtojmë diçka të përbashkët. Për aleatët unë them mirë se të vinë, por me kushtet që mendojmë ne.

Beteja kryesore bëhet në parlament, e kemi braktisur dy apo tre herë dhe kjo ka qenë fatale për opozitën. Ne na nda edhe raporti me SPAK. Unë kam shpresë që ata zotërinjtë atje kanë bërë diçka të mirë. Unë them që miqtë më të mëdhenj të opozitës, janë SHBA.

Dhe më kryesore është se aksioni politik është ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndësishme e opozitës. Kam frikë se Shqipëria me 12 zona elektorale, aksioni politik që na bashkon është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nëse ndjekin këto katër linja, ne ftojmë ato që mendojnë si ne. Nëse janë dakord le të na bashkohen. Këto janë aksi jonë politik për jetën aktuale sot”, ka thënë ai.

Më tej deklaroi se politika e vjetër ka treguar se është përçarëse dhe se ka ardhur koha që qytetarëve t’u ofrohet një shpresë edhe për të rinjtë. “Cikli i Bashës dhe i Berishës është mbyllur”, shtoi ai./   S.M

Të fundit

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies...

Lajme të tjera

Web TV