BE do të rindërtojë 22 shkolla që u prishën nga tërmeti, Soreca tregon qëllimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara ose dëmtuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Liugi Soreca, nënshkroi sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të BE në “Facebook” bëhet me dije se qëllimi i kësaj ndihme është që 75000 fëmijë të përfitojnë nga ky projekt.

Mesazhi i ambasadës së BE:

22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.

“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca./Fjala.al/

Të fundit

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja. Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të...

Robert Oppenheimer, historia e vërtetë e babait të bombës atomike

Përgatiti: Leonard Veizi Julius Robert Oppenheimer ishte një nga ata njerëz që historia nuk i harron dot – jo sepse donte lavdi, por sepse ndihmoi...

Media britanike jehonë bukurive të Shqipërisë/Sazani, ishulli i projektuar si ultraluksoz

Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, ...

Lajme të tjera

Web TV