“Çdo ndërtesë do ketë kod unik”/ Balla: Do jemi vendi i parë në Ballkan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Ministria e Brendshme po punon për të pasur regjistër adresash në rang vendi.

Balla theksoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan  që do të ketë një rrjet të tillë adresash.

Taulant Balla: Çdo ndërtesë të ketë kod unik, kjo lehtëson saktësinë e informacionit për adresat. Duhet të kemi regjistër unik adresash në rang vendi. Të gjitha institucionet do të referohen në këtë regjistër, nuk ka më që Kadastra të ketë adresat e veta, bashkia të vetat. Shikoni faqen “Adresari”, ku po punohet për regjistrim adresash. Shfrytëzoni këtë mundësi për të gjetur çdo adresë në Shqipëri. Nuk mund të jenë adresat e një vendi anëtar të BE-së më me të thëna “Jam te Pallati me Shigjeta, pak lart”. Çdo banesë do ketë kod 18-shifror. Referenca mbetet Google Maps dhe duke vendosur kodin, ajo të sjellë tek adresa e shtëpisë.

Do jemi vendi i parë në Ballkan që do të kemi adresa me kod unik. Shqipëria po bëhet vend i preferuar turistik dhe ndaj përmes këtij sistemi, turistët gjejnë më lehtë shtëpinë që kanë pronotuar. Çdo kontratë e re do të mbajë adresën e saktë, sipas regjistrit kombëtar të adresave. Tjetër objektiv është edhe emërtimi i rrugëve. Kjo gjë është detyrim i bashkive dhe ne kemi rritur penalitetet për bashkitë, nëse rruga nuk ka emërtesa. Me regjistrin kombëtar të adresave, përfitojnë gjithë qytetarët./E.T

Të fundit

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV