Testet e antitrupave të coronavirusit, shkencëtarët japin lajmin e keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa nga shkencëtarët kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informuan përmes një telefonate zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me testimin e antitrupave

Testet e antitrupave kontrollojnë nëse një person ka qenë i infektuar më parë me Covid-19, një tregues se ai ka pasur virusin dhe tani mund të jetë imun ndaj tij.

“Ne kemi bërë përparim të madh me testimin e antitrupave, përparim fantastik,”- tha Trump në një konferencë për media më 5 prill.

Pesë ditë më vonë, Zëvendës Presidenti Mike Pence tha në një konferencë për media se “shumë shpejt ne do të kemi një test të antitrupave që amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin për të përcaktuar nëse kanë pasur coronavirus.” raporton CNN.

Ndërsa në një telefonatë më 6 prill, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Akademisë Kombëtare të Shkencave për sëmundje infektive në zhvillim dhe Kërcënime Shëndetësore të Shekullit 21, u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve të antitrupave në Shtetet e Bashkuara.

Ekzistojnë disa probleme me testet e antitrupave.

Së pari, kompanitë mund të shesin teste antitrupash pa paraqitur të dhëna vlefshmërie që tregojnë se ata në të vërtetë funksionojnë.

Ka pasur shqetësime se disa nga testet mund të ngatërrojnë coronavirusin që shkakton pandeminë aktuale me disa coronavirus që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Testet mund t’u tregojnë njerëzve se kishin antitrupa ndaj coronavirusit pandemik kur nuk kishin dhe njerëzit mund të mendojnë se janë imunë kur nuk janë.

Rezultatet nga testet e antitrupave “duhet të shihen si të dyshimta derisa të kryhen kontrolle rigoroze dhe të përshkruhen karakteristikat e performancës, pasi metodat e zbulimit të antitrupave mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shumica deri më tani nuk kanë përshkruar kontrolle të standardizuara mirë”,-thuhej në letrën e shkencëtarëve të NAS, drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe :  Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Së dyti, ekzistojnë teste të mira në mes të atyre të këqijave, por ato nuk janë ende gjerësisht dhe lehtësisht të gjendshme në të gjithë vendin.

Së treti, nuk është plotësisht e qartë nëse të pasurit antitrupa ndaj Covid-19 do të thotë që me të vërtetë keni imunitet dhe nuk do ta keni më sëmundjen.

Dr. Harvey Fineberg, kryetar i komitetit të NAS, i cili zhvilloi  telefonatë me Shtëpinë e Bardhë, shtoi se testet e antitrupave janë të rëndësishme në shkallë kombëtare, për të vlerësuar se cila pjesë e popullsisë mund të jetë imune, por edhe në një nivel personal.

“Të gjithë duan të dijnë: Jam imun? A mund ta vizitoj gjyshen tani që nuk jam kërcënim për të dhe ajo nuk është kërcënim për mua?”- tha ai.

“Si t’i dallojmë njerëzit që tani mund të dalin me siguri? Kjo është një pyetje e rëndësishme personale dhe sociale”.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV