Projektligji për komunikimet elektronike/ Balluku: Risi aksesi ndaj shërbimeve digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të enjte po diskutohet në kuvend projektligji për komunikimet elektronike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se risi është aksesi ndaj shërbimeve digjitale. Ajo sakaq ka theksuar se ekonomia digjitale është prioritet i qeverisë.

“Projektligji nënvizon zbatimin e praktikave për lirinë dhe promovimin e larmishmërinë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave dhe komunikimeve elektronike.

Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike. Në rregullimet e reja që lidhen me komunikimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik.

Kryerja e vrojtimeve parashikohet të bëhet nga AKEP në bashkëpunim me institucionet e tjera të lidhura sipas rastit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e së ardhmes.

Ky është proces që do të kryhen në vazhdimësi”, tha ndër të tjera Balluku./   S.M

Të fundit

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta....

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Lajme të tjera

Web TV