Gjykata vendos për drejtorin e Konvalishencës ku humbi jetën kryekomisari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e shkallës së parë e Durrësit, ka liruar ditën e sotme drejtorin e Konvalishencës në Durrës, Ahmet Dodën, pas arrestimit që këtij të fundit ju bë pasi u ngarkua me përgjegjësinë e vdekjes së një oficeri policie nga prishja e ndërtesës së Konvalishencës në Durrës.

Në seancën e drejtuar pak minuta më parë, gjykatësi Paulin Cera ka ndryshuar kërkesën e Dodës për ndryshimin e masës “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Ahmet Doda u arrestua pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi në shtëpinë e pushimit në Kovalishencë humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi nuk kishte bllokuar hyrjen në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme e cila ishte dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Dy javë më parë ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që ka ardhur në adresë të tij që thotë se Arben Doda pritet të lirohet së shpejti pasi ai është djali i dajës së Taulant Ballës. Sipas denoncimit, ky person ka koordinuar fushatën e Ballës në Librazhd dhe Çermenikë.

VENDIMI I PLOTË
Gjykata, pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, provat dhe pretendimet e palëve, të cilët kërkuan:
Mbrojtësit e personit nën hetim: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrestit në burg” në atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Prokurori: Pranimin e kërkesës së kërkuesit. Përveç masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” kërkojmë të caktohet edhe masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

PËR KËTË ARSYE

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 234, 242 dhe 260/2 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSI

Lexo edhe :  E rëndë! Vetvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Doda, me vendimin penal Nr. 393/1, datë 17.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke i caktuar edhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ahmet Doda të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të Hënën e parë të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Ahmet Doda nga IEVP Durrës, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

Të fundit

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

“Marrëdhënia ime me Ramën”/ Flet Sara Mila: Ja si u bëra një nga deputetet më të votuara

Në një intervistë të gjatë me Roland Qafokun në emisionin “Dekalog” në DritareTV, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, tregoi për herë...

Ndërron jetë në Suedi rrëmbyesi që frymëzoi teorinë e sindromës së Stokholmit

Një nga dy kriminelët karizmatikë të përfshirë në rrëmbimin që i dha botës termin "Sindroma e Stokholmit" ka vdekur në moshën 78 vjeç. Clark Olofsson,...

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Për momentin nuk dihen ende arsyet e...

Lajme të tjera

Web TV