Koronavirusi/Ja se si kompanitë farmaceutike do të vendosin se kush vdes dhe kush jeton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë po pyesin se kur do të mbarojë pandemia e Covid-19?  Kriza mund të bjerë vetëm kur disa nga ilaçet antivirale mund të bëjë punë ndaj koronavirusit. Ndërsa kur të kemi vaksinën apostafat për koronavirusin, atëherë virusi mund të zhduket krejt.

Megjithëse ilaçin për trajtimin e koronavirusit mund ta kemi së shpejti, por nuk ka asnjë garanci se si njerëzit do ta marrin vaksinën.

Ka shumë gjasa që Covid-19 të përfundojë në të njëjtën mënyrë si çdo pandemi tjetër që ka prekur botën.

Kjo pasi trajtimi dhe vaksinat ndaj koronavirusit do të jenë pjesë e luftës për të pasur patentën.

Në këtë mënyrë, do të jenë kompanitë farmaceutike ato që do të marrin vendimin se kush do të vdesë dhe kush do të jetojë.

Ne mendojmë zakonisht për monopolin, kur kompanitë ushtrojnë kontroll ekskluziv mbi një produkt të caktuar dhe mendojmë se dështimi i tregut mund të korrigjohet përmes ligjeve antitruste, por harrojmë se patentat mjekësore janë ekuivalentët e monopolit të legalizuar.

Në teori, patenta supozohet se u jep kompanive farmaceutike një shpërblim për investimin e tyre në kërkim dhe zhvillim, që në praktikë mund të zgjasë 20 vjet. ]

Kështu që patentimi u jep monopolin kompanive farmaceutike dhe fuqinë për të vendosur çmimet e produktit.

Nëse trajtimet ndaj Covid-19 do të ishin të lira nga pushteti i monopolit, atëherë kjo do të bënte që trajtimi të arrinte tek të gjithë.

Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, atëherë ky është sistemi farmaceutik që na duhet për të mbijetuar ndaj Covid-19, por edhe modeli që na duhet për të mbijetuar nga sëmundjet e tjera në të ardhmen./Përshtati nga The Guardian, për Fjala.al, Bardhi Quku/ 

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV