Dhimbje koke nga vapa: ja ç’duhet të bëni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz. Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell. Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që shkaktojnë këtë problem.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli

Një nga arsyet kryesore është koha që qendrojmë të ekspozuar në diell. Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke. Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit. Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit. Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Simptomat

Dhimbje therëse e kokës
Të përzierat
Ndjeshmëri ndaj dritës
Dhimbje e qafës
Dehidratimi

Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës

Dhe pse qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke. Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara. Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë. Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë. Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije. Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

Lexo edhe :  Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele. Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit. Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje. Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.

Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet. Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni. Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj. Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa./E.Ç

Të fundit

Ambasada Amerika njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e...

1990 – Pushtimi i Kuvajtit nga Iraku dhe fillimi i Luftës së Gjirit

Mëngjesin e hershëm të 2 gushtit 1990, forcat e armatosura të Republikës së Irakut, të udhëhequra nga Saddam Husseini, pushtuan shtetin fqinj Kuvajt, një...

Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë...

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Lajme të tjera

Web TV