Po shpopullohet edhe Kosova, ekspertët rendisin arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë po vazhdon trendi i rënies së numrit të popullsisë. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit. Mbi 1.7 milion ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë.

Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë.

Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti.

Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit.

Demografi Sami Behrami, tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit.

Edhe Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, tha se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve.

Ai theksoi se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat.

Gallopeni theksoi se trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës.

Tutje ai theksoi se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.

Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja.

Lexo edhe :  “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona. S.B

 

 

Të fundit

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

Lajme të tjera

Web TV