Deputetët udhëtojnë drejt Gjermanisë për kombëtaren, zhvendoset sot seanca plenare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca plenare këtë javë nuk do të zhvillohet të enjten si çdo javë, por një ditë më herët, pasi shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian.

Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.

Seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë tri pika. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje.

Fillimisht sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”. Dhe në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.

Lexo edhe :  Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV