Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri në Fier!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë më parë (12 qershor) me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit, mësohet se janë në pronësi të 36- vjeçarit Arbër Muca.

Kjo pasuri dyshohet se është vënë nga aktiviteti kriminal i trafikun e drogës.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit Abër Muca, 36 vjeç.   Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë;

•12 automjete;

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

1.         Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
2.         Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
3.         Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
4.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.
5.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.
6.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
7.         Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
8.         Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
9.         Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
10.     Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.
11.     Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
12.     Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
13.     Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
14.     Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
15.     Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
16.     Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
17.     Automjeti  i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
18.     Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
19.     Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
20.     Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
21.     Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
22.     Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
23.     Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
24.     Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
25.     Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Lajme të tjera

Web TV