S’do ta besoni rregullin e çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck dhe anulimit të turneut, mund të themi me bindje të plotë se Jennifer Lopez-i nuk po kalon një periudhë të mirë.

Si të mos mjaftonin këto, së fundmi, janë shtuar zëra se ajo nuk është “shefe” e mirë.

“Mos e shikoni zonjën Lopez në sy!” – ishte rregulli i rreptë dhe i çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin e saj.

Ish-punonjësit e saj pohuan se këngëtarja kishte vënë rregull që asnjë nga stafi i saj mos ta shihte në sy apo të bënte kontakt me sy me të.

“Një shoqja jonë ka punuar për ndriçimin e një prej koncerteve të saj. Të gjithë punëtorët ishin udhëzuar rreptësisht: ‘Mos e shikoni zonjën Lopez. Ju nuk duhet të bëni kontakt me sy me të!’.”

Gjithashtu, ky raportim u përforcua nga histori të tjera, ku thuhej se as shoferët nuk lejoheshin ta shihnin në sy. Madje, as nga pasqyrat e makinës.

Këto raportime erdhën disa ditë pasi gazetarja Meghan McCain e quajti J.Lo “të pakëndshme”, pasi u takua me të në një intervistë në vitin 2019.

“Ndihem keq, sepse ndiej se Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, por duhet të zbresë pak me këmbë në tokë. Ajo ka ndjekësit më të mëdhenj krahasuar me personazhet e tjerë të famshëm që kam parë”, tha ajo./E.Ç

Të fundit

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla...

Lajme të tjera

Web TV