OBSH ngre alarmin: Në këtë shtet Covid-19 mund të vrasë të paktën 300.000 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën ka ngritur alarmin se në këtë vend virusi mund të vrasë të paktën 300,000 afrikanë dhe rrezikon të përballë me varfëri ekstreme 29 milionë të tjerë.

Deri më tani, 54 shtetet e Afrikës kanë raportuar më pak se 20,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi.

Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në tre deri në gjashtë muaj, Afrika do të mund të përballet me 10 milionë të infektuar.

“Për të mbrojtur përparimin tonë të përbashkët, nevojitet një rrjet i burimeve shëndetësore dhe shoqërore në vlerë të 100 miliardë dollarëvë”, është thënë në raportin e kësaj Agjencie.

Agjencia ka modeluar katër skenare, të bazuara në nivelin e masave parandaluese të virusit, të prezantuara nga Qeveritë afrikane.

Në rast të mungesës së intervenimit në studim është thënë se 1.2 miliard afrikanë do të infektohen, derisa 3.3 milionë të tjerë do të vdesin këtë vit.
Afrika llogaritet se ka 1.3 miliard banorë.

Ndërkohë, në botë numërohen mbi 2 milionë të infektuar më Covid-19.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV