“Përballja” Kurti-Vuçiç, ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti kthehet në Bruksel përballë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin serb më 26 qershor në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Rikthimi në tryezën e dialogut në nivel liderësh bëhet pas një mungese 9 mujore, me takimin e fundit të mbajtur më 14 shtator, 10 ditë përpara sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Kosovës.

Zëdhënësi Stano konfirmon se Kurti dhe Vuçiç do të bisedojnë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

Duket se ka qenë vizita e këtij të fundit në Prishtinë dhe Beograd që ka përcaktuar dhe detajet e fundit dhe gatishmërinë e palëve për të shkuar në Bruksel. Megjithatë agjenda me temat që do të diskutohen nuk janë bërë të ditura.

Pritet që ndër çështjet kryesore të jetë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, me fokus të veçantë në gjetjen e pajtimit për një rrugë drejt zbatimit të saj. Por zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Vuçiç, kanë sinjalizuar shpesh se kanë ndërmend të pengojnë bisedimet me ngritjen e çështjeve si ajo e dinarit, asociacionit dhe pretendimin tashmë të zakonshëm se qeveria e Kosovës po pamundëson jetën e serbëve në veri. S.B

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV