Plane për t’u bërë baba për herë të tretë? Jul Deda jep përgjigjen epike: Ne po punojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juli ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për eksperiencën e tij në Big Brother dhe jo vetëm.

Ke pasur mjaft komente pozitive dhe njerëz që të kanë mbështetur. Çfarë mund të thuash për këtë?

“Popullariteti si sasi nuk më bëri shumë përshtypje sepse atë e kam pasur, por këndvështrimi ndryshe po. Ajo që më gëzon është që në 20 vjet më kanë njohur 2 orë gjatë ‘prime time’ në spektakle humori, kurse tani më kanë parë në 4 muaj. U bëra shumë i njohur në këtë prizmin tjetër.”

A do të doje të riktheheshe në ekranin e Top Channel?

“Top Channel është shtëpia ime e parë mediatike, dashuria ime e parë. Një logo e madhe, një televizon ku energjia prevalon mbi çdo gjë. Dikur nuk mendonin sa do merrnim, donim vetëm të dilnim në ekran të bënim atë që donim. Ajo ka qenë kohë vizionare. Edhe humori në vetvete është kthyer në ‘fast food’, janë bërë shumë. Të gjitha emisionet e humurit që lindën më pas, dolën nga “Portokallia”. Dua të merrem me televizionin dhe dua të jem pjesë e ekranit.”

Brenda shtëpisë the se nëse do të fitoje do të bëje një fëmijë të tretë. Po tani?

“Thashë nëse do të fitoja, jo nëse jam fitues i publikut. Nuk është me plan kjo punë. Fëmija nuk është një njeri i ri që vjen në familje, ka vendin e vet. Si të jetë e shkruar, ne po punojmë.”/E.Ç

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV