Covid-19/ “Trojet drejt rrënimit ekonomik”, Filantropi Destani-diasporës: Të bashkohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krizën e koronavirusit janë duke u ndjerë në të gjithë botën, por në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, pra në trojet shqiptare situata ekonoomike duket se do jetë shumë e keqe.

Strukturat shëndetësore në këto shtete janë vënë në vështirësi, e po kështu edhe qindra mijëra familje.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani.

Me anë të një letre të hapur ai i drejtohet gjithë diasporës, me qëllim ndihmën ndaj trojeve shqiptarë në këto kohë të vështira.

Në letrën e Destanit drejtuar Rrjetit Global të Diasporës Shqiptare, Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në diasporë, ai kërkon mobilizimin e të gjithëve, për të ndihmuar strukturat shtetërore të shëndetësisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhë të ndihmojnë bashkarisht qindar mijëra familje që sot janë në nevojë.

“Jam fort i bindur se, përmes një solidariteti të këtillë, ne do të mundohemi t’ia dalim që asnjë familje mos të vuajë apo të ketë frikë për jetesën. Ne jemi të tyre, ata janë tanët“,-shprehet ai.

Ja letra e hapur në formë apeli, e Z.Destani:

“Apel drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë

Motra e Vëllezër të nderuar,

Në këtë periudhë të vështirë pandemie të shkaktuar nga virusi Covid-19, si

-Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe si

-Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare,

e konsideroj themelore nevojën për t’i vënë në lëvizje strukturat tona me synimin që t’i dalim në ndihmë popullatës në trojet tona dhe jo vetëm.

Gjatë periudhave të vështira në të kaluarën, Diaspora shqiptare gjithmonë ka ditur të organizohet e të koordinohet madje shumë më mirë se në gjendje normaliteti.

Kërcënimet e rreziqet, çfarëdo të kenë qenë, gjithmonë na kanë bashkuar e na kanë bërë edhe më të fortë për t’i mposhtur e tejkaluar ato.

Përballja me pandeminë që ka pllakosur njerëzimin është një luftë botërore, është një e keqe nga e cila po kërcënohet i gjithë njerëzimi, madje nga një armik i padukshëm dhe jo plotësisht i njohur për shkencën e mjekësisë.

Lexo edhe :  Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Bota Perëndimore, ku kryesisht gjendet diaspora jonë, aktualisht është shumë më e goditur se trojet tona por vendet perëndimore kanë institucione dhe sisteme shëndetësore shumë më të zhvilluara, kanë resurse dhe fuqi ekonomike që atyre ua bëjnë më të lehtë këtë betejë.

Vendet tona fatkeqësisht nuk i kanë këto kapacitete për t’u përballur me këtë të keqe.

Andaj u bëj thirrje të gjitha degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës sonë si dhe Shoqatave e Fondacioneve shqiptare për:

– Koordinim në radhët tona dhe bashkërenditje të veprimeve për ndihmën e përbashkët humanitare dhe sinergjinë sociale në mbështetje të Institucioneve Shëndetësore dhe familjeve në nevojë në trojet tona. Përmes këtij aktiviteti, të sigurojmë pajisje të nevojshme për Shëndetësinë dhe mbështetje për familjet në nevojë, me produkte kryesisht të prodhuara në vendet tona. Në këtë mënyrë madje do të jepnim impakt të dyfishtë, social dhe ekonomik njëkohësisht.

Në këtë kohë pandemie që po kalojmë, – Le t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë në trojet tona, le t’u dalim në ndihmë sepse në këto ditë të vështira ata presin nga ne!

Përmes një organizimi të mirëfilltë ne do të mundohemi të arrijmë ta mbështesim çdo familje në nevojë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Luginë, Mal të Zi, në Çamëri dhe kudo ku jetojnë bashkëvendësit tanë.

Jam fort i bindur se përmes një solidariteti të këtillë ne do të mundohemi t’ia dalim që asnjë familje mos të vuajë apo të ketë frikë për jetesën. Ne jemi të tyre, ata janë tanët.

I bindur për mirëkuptimin tuaj, personalisht shpreh gatishmërinë time për veprim. Faleminderit Diasporës Shqiptare për çdo gjë që ka bërë e po bën për atdheun. Ju uroj shëndet e të mira si dhe, e kalofshi sa më lehtë këtë periudhë pandemie”.

Lazim Destani është biznesmen i suksesshëm dhe Kryetar i Bordit të Ecolog-International. Destani është njëkohësisht dhe Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës./Fjala.al/

 

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV