Çfarë dhurate mund t’i bësh partnerit Gaforre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ke një burrë Gaforre në jetën tënde? Mund të jetë partneri, vëllai, babai, një shok ose një koleg. Gaforret, një shenjë uji që udhëhiqen nga Hëna, njihen për ndjeshmërinë, besnikërinë dhe ndryshimet e herëpashershme të humorit. Gjetja e dhuratës perfekte për këtë shenjë të zodiakut mund të jetë një punë e vështirë.

Ja çfarë mund t’i dhuroni një Gaforreje që ta emociononi vërtet.

Burrat Gaforre adhurojnë rehatinë

Nëse i blini një xhaketë sportive apo një T-shirt cilësore me gjasë do t’ju falenderojë sinqerisht.

Ushqimi është rruga drejt zemrës së një njeriu Gaforre

Thënë kjo, mund t’i dhurosh një shportë të madhe me çokollata zvicerane, djathëra italinë dhe verë franceze.

Burrat Gaforre janë të mbushur me emocione dhe mendime

Ndaj ndihmojeni të kanalizojë këtë energji në kreativitet duke i dhuruar një bllok shënimesh pse libër skicash. Me kopertinë lëkure, miqësore me mjedisin apo dizajne të ndryshme – zgjidhni çfarë i përshtatet personalitetit të tij.

Gaforret njihen për anën e tyre emocionale

Një bizhu – byzylyk apo varëse me detaje personale – mund të jetë tepër kuptimplotë. Për shembull mund t’i dhuroni një medaljon me një foto brenda apo një byzylyk ku janë gdhendur koordinatat e një vendi të veçantë për të.

Një parfum

Këta persona duan të kujdesen për veten, ndaj një parfum me nota të freskëta është opsion i mirë.

Një mik katërputrosh

Personat e shenjës së Gaforres, përfshirë edhe burrat, e kanë në natyrë që të kujdesen për të tjerët. Nëse ai ka lënë të kuptohet që dëshiron një mik me gëzof, adoptimi i një kafshe mund të jetë dhurata e duhur. Qentë ose macet do të nxjerrin në pah anën e tij më të mirë./E.Ç

Të fundit

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata që janë prekur nga masa...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

Lajme të tjera

Web TV