Ja kur do t’i hapë kufijtë Greqia, asnjë lëvizje para kësaj date

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria greke deklaron se rihapja e kufijve tokësorë do të bëhet më 15 maj.  Kjo deklaratë e qeverisë greke dëshmon se deri në këtë datë nuk do të ketë hapje as nga qeveria shqiptare.

Rihapja e kufijve tokësorë dhe detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë për këmbësorë dhe automjete kërkon një lloj reciprociteti për të qenë një masë e zbatueshme.

Njoftimi është bërë i ditur prej ministrisë greke të transportit, sipas të cilit deri në 15 maj, nuk do të ketë asnjë linjë tokësore apo detare me vendet në kufijtë tokësorë.

Gjithashtu sipas njoftimit nuk do të lejohen të qarkullojnë në ujërat greke dhe mjetet lundruese turistike, skafet apo jahtet.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaporta shqiptare të cilët shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, ata me pasaporta greke që kthehen në Greqi, por edhe këta, vetëm nëse plotësojnë deklaratën përkatëse dhe kanë autorizim nga ambasada e vendit përkatës.

Të fundit

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Lajme të tjera

Web TV