Mosha e tretë ‘zbarkon’ në rrugët e kryeqytetit (FOTO+VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosha e tretë ka populluar rrugët e Tiranës sot pasi  kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa.
Në të gjitha rrugët e kryeqytetit shohim qytetarë të moshës së tretë që ecin për të bërë ajrosje. Një pjesë e mire e tyre kanë dalë dyshë, veprim që bie në kundërshtim me udhëzimet e qeverisë.

Gazeta Fjala ka shkrepur disa foto ku shihen pensionistët që ecin për ajrosje në rrugët e kryeqytetit.

“Pensionistët mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje dhe ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën” tha dje Rama.

Ndërkohë, Policia e Shtetit theksoi se efektivët do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë. Ndërkohë, thotë policia, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës për kategoritë e tjera.

Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët me karantinën që filloi dje pasdite në orën 17:30 duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore./Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV