Fotoja e arrestimit të Justin Timberlake kthehet në vepër arti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotoja e Justin Timberlake pas arrestimit pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur, është kthyer në një vepër arti. Sipas New York Post, fotoja e tij ndodhet në muzeun “Romany Kramoris” në Sag Harbor – qyteti i vogël ku ai u arrestua.

Pronari i muzeut u shpreh se kur artisti i veprës, Godfrey Lohman solli veprën (e cila ofrohet në disa ngjyra) në muze, reagimi i tij ishte:

“O Zot! Kjo është fantastike! Është thjesht fantastike”, duke shtuar se vepra shitet për 520 dollarë dhe do të jetë ‘limited edition’ për verën.
Ndërsa një prej punonjësve të muzeut tha për Page Six se fotoja është vepra më e re bashkëkohore. “Është kryevepër”, u shpreh ai.

Më 18 qershor, Justin Timberlake u arrestua pasi u raportua duke ngarë makinën e tij BMW në rrugën “Madison” në gjendje të dehur. Ai injoroi lajmërimin e policisë për të ndaluar”.

Pas ndalimit, policët vunë re se ai kishte konsumuar alkool. Më tej, u arrestua, u ndoqën procedurat dhe kaloi një natë në rajon. Ai u shpreh se thjesht kishte pirë një martini, por gjithsesi, këngëtari i “Cry Me a River” nuk ia doli dot t’ia hidhte paq./E.Ç

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV