Neurotizmi: Ç’është dhe si ndikon në një marrëdhënie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sjelljet neurotike nuk kanë pse të ndikojnë negativisht marrëdhënien tuaj. Ndërsa është e vërtetë që tipare si ankthi dhe mendimi i tepërt mund të krijojnë sfida, ekspertët thonë se neurotizmi është vetëm një aspekt i personalitetit tonë të ndërlikuar.

Çfarë është neurotizmi?

Përkufizimi psikologjik i neurotizmit është i ndryshëm nga kuptimi i zakonshëm i të qenit “shumë nervoz”. Neurotizmi përfshin sa shpesh njerëzit ndjejnë emocione negative intensive si ankth, trishtim dhe zemërim – dhe më e rëndësishmja, sa të qëndrueshme janë emocionet e tyre.

Si shfaqet neurotizmi në marrëdhënie?

Partneri juaj nuk ka thënë “Të dua” për një kohë të gjatë. Cila është arsyeja? Një person me neurotizëm të ulët mund ta interpretojë këtë sikur partneri është “i zënë” ose të kërkojë që ai të shprehë dashurinë në mënyra të tjera, si për shembull, përmes veprimeve. Një person me neurotizëm të lartë mund ta interpretojë këtë situatë në një mënyrë më negative: partneri nuk e do më, është i zemëruar ose ka rënë në dashuri me dikë tjetër.

Christine Finn, një psikologe në universitetin “Friedrich Schiller” në Jena, ka zbuluar se njerëzit neurotikë kanë më shumë gjasa të interpretojnë skenare të paqarta, si shembulli i “Të dua”, në një mënyrë negative. Ata janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj vërejtje dhe mbajnë mend informacione negative nga mjedisi i tyre.

Në përgjithësi, njerëzit me neurotizëm të lartë kanë një pikëpamje më negative për botën, përfshirë romancën. Ata shqetësohen shumë dhe mund të këmbëngulin që partneri i tyre të sillet në mënyra të caktuara për të lehtësuar shqetësimin e tyre – gjë që mund të rezultojë në një partner që ndihet i kontrolluar ose i pakënaqur. Ata gjithashtu, mund të kërkojnë siguri më shpesh nga partneri, gjë që mund të bëhet e lodhshme me kalimin e kohës. Ata stresohen nga situatat shoqërore dhe kanë frikë nga mospërfshirja.

Lexo edhe :  10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

Shenjat që neurotizmi po ndikon në ndërveprimet tuaja romantike përfshijnë shqetësimin e tepërt për atë që bën partneri, për qëllimet e tij dhe nëse marrëdhënia është e mirë apo e qëndrueshme.

“Për shkak të impulsivitetit të tyre dhe prirjes për t’u shqetësuar, këta individë, gjithashtu mund të debatojnë më shpesh me partnerin e tyre dhe kanë një probabilitet më të lartë për të tradhtuar,” thotë Finn.
“Marrëdhëniet e njerëzve neurotikë priren të jenë më të paqëndrueshme – ata kanë një mundësi më të lartë për ta përfunduar lidhjen krahasuar me njerëzit emocionalisht të qëndrueshëm”, shprehet ajo./E.Ç

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Lajme të tjera

Web TV