Pasojat e Covid-19/ Çmimi i naftës në SHBA bie në nivel rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivel të paparë që nga viti 1999, për shkak të rënies së kërkesave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Çmimi i një fuçie të West Texas Intermediate (WTI), që përdoret si pikë referimi për naftën amerikane, ra të hënën për 19.3 për qind, përkatësisht në 14.74 dollarë.

Nafta Brent – standardi i përdorur nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës – ra po ashtu për 2.6%, në 27.35 dollarë për fuçi.

Industria e naftës është duke luftuar me kërkesa në rënie dhe argumente midis prodhuesve për uljen e prodhimit.

Kërkesat kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor.

Këtë muaj, pas disa javësh mosmarrëveshjeje, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) janë pajtuar për të ulur prodhimin për rreth 10%, edhe pse disa analistë kanë thënë se reduktimi nuk është aq i madh sa për të bërë ndryshime./rel

Të fundit

Tirana shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit,  ALForum 2025, i cili...

Ishin bllokuar pas sulmeve iraniane, 5 shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se disa shtetas shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në...

Aksidenti bërthamor i 1975-ës pranë brigjeve të Siçilisë

Bota që nga mesi i shekullit XX jetoi nën hijen e armëve bërthamore. Gjatë Luftës së Ftohtë, që u karakterizua nga gara e armatimeve...

Deklarata e fortë e Netanyahut: Vrasja e Khameneit do ta mbyllte luftën me Iranin

Izraeli u zgjua sërish nën zhurmën e sirenave të alarmit mëngjesin e së martës, teksa Irani lëshoi një valë të re raketash në kundërpërgjigje...

“Edi ngriti një nga dollitë më të bukura”, prestigjiozja Vogue: Në dasmën e Soros…

Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George Soros u martua të shtunën me Huma Abedin, strategia politike dhe një nga ndihmëset e afërta...

Lajme të tjera

Web TV