Ja disa nga gabimet më të zakonshme që bëni gjatë manifestimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne kemi folur më parë për fuqinë e mendimit pozitiv dhe manifestimit – dhe nuk jemi të vetmit. Figura të njohura si Oprah Winfrey dhe Jim Carrey kanë diskutuar për përdorimin e praktikës së manifestimit si një hap për të krijuar realitetin që dëshironi. Megjithatë, ky proces mund të keqkuptohet lehtësisht.

Një keqkuptim i zakonshëm është të besoni se dëshirat tuaja do të realizohen thjesht sepse i keni shprehur. Kjo është vetëm gjysma e punës!

Edhe pse koncepti është i thjeshtë, manifestimi mund të jetë i ndërlikuar për t’u zotëruar dhe kërkon përkushtim ndaj dëshirave dhe qëllimeve tuaja.

1. Prisni rezultate të menjëhershme

Në jetë kemi prirjen të kërkojmë kënaqësi të menjëhershme. Besojmë se informacioni, blerjet, argëtimi dhe komunikimi janë të disponueshme menjëherë me një klikim, në çdo moment të ditës – qoftë përmes telefonave, kompjuterave apo pajisjeve të tjera.

Por nga ana tjetër, manifestimi kërkon kohë, përpjekje dhe praktikë prandaj, duhet të prisni përpara se të shihni rezultate.

2. Mungesa e qartësisë në atë që dëshironi

A jeni të qartë në lidhje me të ardhmen që dëshironi të arrini? Kur jemi shumë të përgjithshëm me qëllimet tona, është e vështirë të përcaktojmë hapat që duhet të ndërmarrim për të arritur atje. Për shembull, nëse qëllimi juaj është të jeni më të qëndrueshëm financiarisht, si do të arrihet kjo? Thjesht projektimi i dëshirës për më shumë pasuri nuk mjafton. Çfarë karriere do dëshironit? Si do dukej dita juaj e punës? Sa orë do dëshironit të shpenzonit për punën tuaj?

Meqë treguam si manifestohet qëndrueshmëria financiare, po ju tregojmë edhe për dashurinë. Thellohuni në marrëdhënien që doni: Si duket marrëdhënia juaj ideale? Cilat janë cilësitë që kërkoni nga partneri dhe cilat nevoja duhet t’ju plotësojë për t’ju bërë të ndiheni mirë? Pa qartësi në detaje të tilla asgjë nuk mund të realizohet.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së premte, 16 maj 2025

3. Të injoroni rrugën që ju dërgon tek qëllimi juaj

Nëse përqendroheni shumë te destinacioni, do të humbisni udhëtimin. Është udhëtimi që përcakton suksesin tuaj! Rruga në të cilën gjendeni mund të mos jetë saktësisht ajo që prisnit, por mund të jetë më e mira për t’ju çuar drejt asaj që dëshironi, ose ndoshta drejt asaj që nuk e kuptonit se mund të arrinit. Është e rëndësishme të jeni të hapur ndaj mundësive të papritura për të mirëpritur ndryshimin pozitiv që ju pret.

4. Të qenit jorealistë

Të gjithë kemi kufizime për atë që mund të arrijmë në realitetin tonë. Thjesht duhet të jemi të vetëdijshëm për to.

Ata nuk duhet t’ju pengojnë, por të qenit të pavetëdijshëm për to vetëm do t’ju lërë të pyesni veten pse përpjekjet tuaja nuk po japin rezultatet që prisnit.

Një mënyrë ndihmuese për të menduar për këtë është se mund të vendosni qëllimin tuaj përfundimtar dhe të filloni ta manifestoni atë në realitet. Siç përmendëm, mendimi pozitiv është i fuqishëm dhe na lejon të jemi të hapur ndaj ndryshimeve që dëshirojmë, por kjo duhet të shoqërohet me veprim nga ana jonë. Të dyja janë të ndërvarura.

Manifestimi është një ushtrim i mrekullueshëm dhe me ndikim kur bëhet siç duhet. Nëse keni rënë në ndonjë nga kurthet e mësipërme (gjë që është e lehtë të ndodhë!), kjo mund të shpjegojë ndonjë pengesë të përparimit tuaj. Për ta shmangur këtë, ju këshillojmë që:

– Të keni durim
– Të tregoni mirënjohje edhe për gjërat e vogla
– Të kujdeseni për energjinë tuaj
– Të besoni se suksesi është rezultati final./E.Ç

Të fundit

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për qytetarët për blerje banese. Në vendimin e bankës qendrore...

“Partia Demokratike garoi në zgjedhje me listën e dasmës së Berishajve”

Gazetari Habjon Hasani ka bërë një analizë të zgjeruar politike, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Një postim i tij në Facebook...

Lajme të tjera

Web TV