Në periudhën e karantinës që ka përshirë gjithë globin për më shumë se një muaj, shumë njerëz janë vetëm, dhe pjesa më e madhe të flustruar seksualisht.
Për këtë muaj, dyqanet që shesin lodra seksi janë patur një fitim marramendës po të krahasohet e njëjta periudhë kohore me një vit më parë.
Kompania “OnBuy” ka bërë kërkime dhe deklaron se në Mbretërinë e Bashkuar në muajin e fundit, kishte më shumë se 23,000 kërkime në Google për lodra seksi në shtëpi.
Nga kërkimet rezultonte se ishte Leicester qyteti më banorët më të etur për lodra seksi. Qytetarët e këtij qyteti, por jo vetëm, kërkonin në internet se si të krijonin lodra seksi në mënyrë artizanale në shtëpi.
Ekipi i “EliteSocienceLondon.co.uk” i sugjeron qytetarëve një gamë të sendesh rrethanore që njerëzit mund t’i përdorin për kënaqësi seksuale në shtëpi.
Sugjerimet e tyre përfshinin telefona celularë, mbi të cilët thonë se mund të shkarkoni aplikacione për të kontrolluar dridhjen, si dhe furça dhëmbësh elektronike dhe madje edhe tranguj.
Sidoqoftë, mjekët janë kundër këtyre sugjerimeve. Dr. Shree Datta, një gjinekologe sqaroi për MirrorOnline, të gjitha rreziqet që mund të vijnë nga veprimi i tillë , veçanërisht për gratë.
Ajo tha: ” Unë nuk do të rekomandoja të përdorni lodra seksi si telefona celularë për dridhje, furça elektrike dhembsh dhe kastravecët.
Nuk i rekomandoi për shkak të rrezikut të infeksionit dhe komplikimeve që sjellin në organet gjenitale.
“Në disa raste, grave u është dashur të marrin urgjencën në telefon për të hequr pjesët plastike që kanë mbetur në vaginë.
Ajo shtoi: “Unë nuk do të rekomandoja të përdorni pastë dhëmbësh, apo ndonjë produkt tjetër në banjën tuaj si lubrifikues për të arritur kënaqësi seksuale, pasi këto produkte nuk rekomandohen për këtë përdorim dhe mund të irritojnë lëkurën, si dhe të prishin ekuilibrin qelizor të lëkurës në organet gjenitale.
“Lubrifikantët silikonit ose me bazë uji, të cilat janë krijuar për përdorim gjatë seksit, janë produktet më të mira për të blerë.”
Burimi: Mirror, Përshtati: Fjala.al