Trump pezullon emigracionin drejt SHBA-së. Paqartësi mbi ata që kanë ‘green cards’ dhe kanë fituar lotarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka vendosur që të pezullojë përkohësisht emigracionin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si masë për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Vendimin e konfirmoi me anë të një postimi në ‘Twitter’, por pa dhënë më shumë detaje.

“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”, bëri me dije presidenti amerikan.

Është ende e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdorë Trump për të pezulluar emigracionin, sa kohë një pezullim i tillë mund të zgjasë ose çfarë efekti do të ketë kjo në funksionimin e vendkalimeve kufitare në SHBA dhe mbi ata që tashmë mbajnë ‘green cards’.

Detaje nuk janë dhënë as për fituesit e vitit të kaluar të lotarisë amerikane, ku procedurat e dhënies së vizës janë pezulluar, përfshirë Ambasadën në Tiranë, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV