Fitoi luftën me Covid-19/ Deputeti Alimadhi zbulon detajet e trajtimit te Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka konfirmuar ditën e sotme që ka fituar luftën me COVID-19 dhe se do të dalë nga Spitali Infektiv.

Alimadhi thotë se në testin e fundit ka rezultuar negativ, por do të transferohet në spitalin ”Shefqet Ndroqi” pasi ka një ftohje të lehtë në mushkëri dhe duhet që të kurohet.

Ai ka qëndruar prej 27 ditësh në spital, ndërkohë që ka dhe një falenderim për mjekët. Në falënderimin e tij deputeti tregon edhe përkujdesin që kanë treguar mjekët e Spitalit Infektiv gjatë kësaj periudhe.

“Te dashur miq, Prej  27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj  dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.

Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin” shkruan Adriatik Alimadhi./Fjala.al/

Të fundit

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

Lajme të tjera

Web TV