Ç’duhet të dish nëse pëlqen një person të shenjës së Luanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e thjeshtë që ta dallosh një Luan, me kilometra larg. Do vëmendje, të gjithë dritën mbi vete dhe nuk të lë kurrë të harrosh se kush është mbreti/mbretëresha e horoskopit.

Luani s’di të ndalet dhe mund të themi se i gjithë ky sezon është ditëlindja e kësaj shenje, por gjithsesi do e kuptosh sepse do e festojë për gjithë muajin me fansat, ndjesë, miqtë dhe familjarët.

I udhëhequr nga Dielli, Luani, ose qendra e sistemit diellor do që të shkëlqejë kurdo dhe kudo. Pra, nëse nuk do të digjesh nga zjarri që një Luan reflekton, të sugjerojmë të vendosësh SPF, syze dhe të na lexosh.

Ç’kërkon Luani në një lidhje?

Nuk ka rëndësi apo jo, Luani ka lindur për të shkëlqyer dhe për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Si një shenjë zjarri, Luani do që të ndërtojë një reputacion të pathyeshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe sigurisht, të jetë një lider i paharrueshëm.

Megjithëse është paksa egoist dhe kërkon gjithë kohën që të gjithë sytë të jenë tek ai, Luani e merr shumë seriozisht miqësinë dhe dashurinë.

Luani do të jetë me dikë që e kupton plotësisht dhe ta mbështesë në veprimet dhe zgjedhjet që bën. Luani meriton të ketë një fron, por do që edhe një person tjetër, me të njëjtin vizion dhe ambicie. E ke parasysh Cleopatrën me Antony, apo Michelle dhe Barack (Cleopatra dhe Barack, sigurisht Luanë)? Ja, këtë do edhe një Luan.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen Luani?

Luani do të argëtohet dhe të kalojë çdo ditë duke festuar dhe shijuar jetën! Pozitiviteti, vetëbesimi dhe vibe i duhur…kjo është mënyra për t’i fituar zemrën një Luani.

Lexo edhe :  Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Luani s’e vret mendjen nëse partneri/ja ka pak ego, pasi gjithsesi e ka paksa qejf këtë sjellje. Por, arrogancën s’e kanë qejf kaq shumë. Gjithashtu, edhe njerëzit që nuk guxojnë ose që guxojnë më shumë se duhet. Pra, një balancë për Luanin.

Kush është gati për një dasmë mbretërore? Shenjat si Dashi dhe Shigjetari dyfishojnë energjinë e Luanit dhe e bëjnë atë të shkëlqejë, pasi e vlerësojnë dinamizmin dhe faktin që Luani është një shenjë kaq karizmatike.
E çuditshme, por edhe shenjat e ajrit, Binjakët dhe Ujori shkojnë shumë mirë me Luanin, sepse siç e kemi thënë shpesh, të kundërtat tërhiqen.

Shenjat që nuk shkojnë shumë mirë me Luanin?

Ah, këta janë fatkeqët: Demi, Akrepi, Virgjëresha dhe Gaforrja nuk kanë marrëdhënien më të mirë me Luanin. Demi dhe Akrepi janë shumë seriozë për Luanin, ndërsa Virgjëresha dhe Gaforrja le të themi që s’përshtaten aq shumë, sepse Virgjëresha kërkon perfeksionin dhe planifikon pa fund, ndërsa Gaforrja ka shuumë, po shumë drama dhe ndjesi që e lodhin dhe mërzisin Luanin./E.Ç

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV