E sigurt që nuk e dinit! Arsyet përse hapja e gojës është ngjitëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse?

Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën?

Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth tri dekada më parë kur u botuan eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

“Sot, teoria më e pranuar është se na hapet goja për ta nxitur zgjimin”, thotë doktor Saghir.

Kur lodhemi, veçanërisht kur shikojmë apo dëgjojmë ndonjë përmbajtje jo interesante, si një ligjëratë e mërzitshme, trupi zgjohet përmes hapjes së gojës.

Ai shton se studimet kanë vërtetuar se rrahjet e zemrës rriten pas hapjes së gojës dhe arrijnë kulmin 10 deri në 15 sekonda pasi ne është hapur goja dhe zgjohemi menjëherë.

Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme që na hapet goja kur i shohim të tjerët duke e bërë këtë.

“Ndërsa njerëzit rriten, ne përmirësojmë zhvillimin tonë psikosocial dhe neurologjik, duke i marrë individët e tjerë që u hapet goja si një sinjal se edhe ne duhet ta hapim gojën”, pohon Dr. Saghir.

Hapja e gojës nuk është veprimi i vetëm, ku vërehet kjo sjellje kopjuese. Për shembull, në baza ditore, ne vazhdimisht dhe automatikisht imitojmë fjalë të tjera (ekolalia) ose veprime (ekopraksia) për t’u përshtatur.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Rezulton se është e natyrshme se truri ynë ka një automatizëm për t’i kopjuar njerëzit përreth nesh.

Për më shumë, hapja e gojës është edhe një dëshmi se jeni person empatik dhe mund të paraqesë një dëshirë të thellë njerëzore për të forcuar lidhjet me njerëzit afër jush. S.B

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV