Vatër e COVID/ Autoritetet detyrohen të mbyllin fabrikat në Krujë nga ku doli virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-18 raste të reja në Krujë me COVID, dyshime se situata nuk mund të kontrollohet

Tirana për herë të parë pa asnjë rast. Vatrat zhvendosen në Krujë e Kurbin. Autoritetet detyrohen të mbyllin fabrikat nga ku doli infeksioni!

Dje ishte dita e dytë që Kruja rezultonte me probleme të theksuara. Janë shënuar raste të reja ndërkohë që sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pretendohet se virusi është marrë në një nga fabrikat e asaj zone.

Bashkë me Laçin, në këto zona shënohen jo pak por plot 67 raste të infektuarish ndërkohë që ekspertët po vijojnë punën për të zbuluar se nga ku doli edhe ‘pacienti zero’ i Krujës. Ndërsa në Laç e Milot ende nuk dihet asnjë e dhënë në lidhje me të infektuarit, kur asnjë prej tyre nuk është se ka patur ndonjë histori udhëtimi në vendet e prekura më së shumti.

Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga këto dy rrethe, ku tashmë është përqendruar frika e mjekëve dhe autoriteteve të shëndetësisë, bëhet me dije se prej shumë ditëve është kërkuar ndërhyrja në këto fabrika për të ndaluar punën pasi ata punojnë në kushte jo të mira. Po ashtu sipas të dhënave, asnjë prej personave që mund të kenë qenë mbartës të virusit nuk kanë bërë teste dhe tashmë është mjaft e vështirë të shkohet tek origjina e këtij infektimi.

Por lajmi i mirë, pas më shumë se një muaji e gjysmë vjen nga Tirana. Dita e djeshme shënon edhe ditën e parë pa asnjë rast infektimi e për pasojë duket se kurba ka pësuar rënie të ndjeshme.

Rrethet, përfshi edhe Shkodrën, prej ditësh janë kthyer në problem serioz, megjithatë vëmendja më e madhe është përqëndruar konkretisht në Tiranë ku nuk janë pak por 253 persona që sipas MSH të prekur nga virusi i frikshëm.

Shifrat e Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë: Janë testuar 242 persona të dyshuar me Covid-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me Covid. Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 609 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 345. Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet Covid aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.  Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit!/Fjala.al

Lexo edhe :  "Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!" Gazetarët nxjerrin sekretet

Harta e të prekurve nga Covid-19

– Tiranë            253 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 36 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          99 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                13 raste

– Krujë              40 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës           11 rast

-Mallakastër     1 raste

– Kurbin           27 raste

Të fundit

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar...

Rama publikon pamjet/Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre!

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën...

Çfarë po ndodh në Tiranë? 6 mijë gjoba për 72 orë, 14 shoferë në pranga

6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar...

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV