Petkoviç: Qëllimi i Kurtit, të dëbojë popullin serb nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se Prishtina ka refuzuar çdo propozim të Beogradit në takimet në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka kujtuar edhe ndalimin e dinarit në Kosovë, çka sipas tij, ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar ai. S.B

Të fundit

Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanata kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një...

U martua në Theth, kush është këngëtari që Edi Rama e promovoi sot

Mesditën e kësaj të premte në rrjetin e tij social “Facebook” kreu i qeverisë erdhi sërish me pamje nga Thethi, por jo si ato...

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të...

Lajme të tjera

Web TV