Nëse ne nuk i japim fund luftës, lufta do të na japë fund ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Tashmë kemi më shumë se dyzet ditë që ndodhemi në luftë me covid-19, të izoluar, duke u përpjekur dhe lutur që të shmangim  kontaktit me armikun e padukshëm. Të strukur në banesat tona, në mbrojtje të shëndetit, sepse jemi në një luftë të pazakontë, po kuptojmë dita ditës  që pasojat e kësaj lufte nuk do të jenë dhe aq të pakta, madje të rënda, jo vetëm për ne, por globale. Ndërkaq pandemitë ndikojnë shumë në kthime “të padukshme” diktaturash. Po cenohemi në një drejtim tjetër. I gjithë fokusimi në mbrojte të shëndetit po na drejton në humbjen e diçkaje shumë jetësore, atë pa të cilën nuk mund të bëjmë dot të gjithë. Nuk bëjnë dot individi, shoqëria, shteti, bota pa punën.

Dalim të një konkrete, afër secilit nga ne. Njoftimi nga Drejtoria e Tatimeve për numrin e personave, të cilët janë çregjistruar nga sistemi i sigurimeve shoqërore për periudhën një mujore nga datat 15 Mars deri në 15 Prill, që nga momenti që filluan dhe masat ekstreme në gjendjen e shpallur nga qeveria të “Fatkeqësive Natyrore”, kanë humbur vendin e punës mbi pesëdhjetë e pesë mijë persona. Kjo nuk është një kambanë alarmi, por vetë alarmi.

Duke ju referuar vetëm statistikave zyrtare, të dhënave që deklarohen pra nga Drejtoria e Tatimeve për personat të cilët kanë humbur vendin e punës,  pa marrë këtu për bazë mijëra të tjerë, të cilët kanë punuar në informalitet. Kemi një mesatare të rrezikshme  dhe rrënuese për periudhën një mujore të luftës me Covid-19. Pra kemi përafërsisht një mesatare diku tek 1800 persona çdo ditë, të cilët kanë humbur vendin e punës. Shifra shumë të larta këto për një vend të vogël si i yni. Lufta do të bënte më pak dëme. Vend me ekonomi të brishtë, informale, pa ndonjë eksport, përveç emigrantëve, ku mijëra persona çdo vit ikin në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian e SHBA për të siguruar mbijetesën, që sigurohet nga puna. Tani listës ekzistuese të të papunëve, iu shtuan dhe armata te reja.

Lexo edhe :  ‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Kjo situatë kaq delikate, më kujtoj shprehjen e Herbet George Wells “Nëse nuk i japim fund luftës, lufta do të na japë fund ne.”

Shëndeti i vendit dhe i secilit mbrohet jo duke dezertuar, por me punë e përkujdes te lartë.

Nga përvoja ime në fushën e ndërmjetësimit dhe rekrutimit të punonjësve në Shqipëri do të dëshiroja të sugjeroja në këtë situatë kaq të vështirë globale, që po kalon vendi dhe ynë, disa mendime, të cilat mund të jenë te dobishme, pak lehtësuese dhe ndihmuese besoj, për momentin që po stërzgjatet si tranzicionologjia jonë. Duke parë që gjatë kësaj periudhe disa prej bizneseve të domosdoshme janë lejuar të vazhdojnë aktivitetin, lipset që e njëjta gjë duhet të jetë edhe me kategoritë e bizneseve të tjera. Sipas specifikave dhe situatave edhe dhe riaktivizimi. Nëse është përballuar me sukses aktiviteti i punës së Fasonerive, Call Center, Bankave, Super Marketeve, Furrave të Bukës, të cilat kanë staf punonjësish të lartë, nuk besoj që hapja e kategorive të bizneseve  tjera, të cilat janë mbyllur, do të përbënin  më shumë rrezik në përhapjen e Covid-19. Duhet të kemi një hapje të bizneseve me masa të rrepta me kushtet e  higjienës absolute duke respektuar “social distance” sidomos. Nuk mendoj që do të ishte më i rrezikshëm një bar kafe nga një furrë buke, nëse e merr një kafe dhe largohesh duke e konsumuar jashtë e jo brenda mjediset. Njësoj siç shkojmë të blejmë bukën dhe largohemi. Hapja e shumë kategorive të bizneseve  dhe zgjatja e orareve të lëvizjeve, do të amortizonte ndjeshëm përshkallëzimin e rritjes së numrit të papunësisë në vend dhe streset sociale. Luftën e fiton puna. Se po mbeti vetëm “luftë”, humb dhe puna. Japonezët kanë një shprehje: “Mos prit lutje, por puno”. Dua ta përfundoj me atë që thoshte e Shenjta jonë Nënë Tereza: “Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh erresirën”. Mjaft mallkuam. Puna ndez mijëra drita./ Fjala.al

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV