Kontrolli i COVID tani do behet me dron, të infektuarit nuk shmangen dot (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Westport, Connecticut është duke testuar disa drone pandemikë, të cilët mund të monitorojnë dhe zbulojnë njerëz me simptoma të Covid-19.

Droni thuhet se monitoron temperaturat e njerëzve deri në 190 metra largësi dhe ka aftësinë për të zbuluar tështimat, kollitjet dhe për të kontrolluar frymëmarrjen duke përdorur sensorë kompjuterik.

Ai nuk do të përdoret në oborret private private dhe nuk do të përdorë  të dhëna të individualizuara ose identifikimin e njerëzve, sipas  Draganfly.

Kompania fillimisht priste që pajisjet të ishin pas gjashtë muajsh, por policia e Westport tashmë është duke bërë provat e dronëve.

Sistemi mund të përdoret për të identifikuar njerëzit që teshtijnë dhe kolliten në turma, zyra, aeroporte, anije lundrimi, shtëpi për kujdes të moshuar dhe vende të tjera ku grupe njerëzish mund të mblidhen.

Zyrtarët në Westport besojnë se teknologjia e re mund të jetë përgjigja për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe gjurmimin e atyre me simptoma.

Kjo teknologji i mundëson oficerëve të kenë informacione dhe të dhëna cilësore që u duhen për të marrë vendimin më të mirë në çdo situatë të dhënë, tha Foti Koskinas,  shefi i Policisë Westport, në një njoftim për shtyp.

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV